Dalot: Man United duhet të jetë gati për disiplinën nën urdhrat e Ten Hag
Diogo Dalot ka paralajmëruar një qasje të rreptë të trajnerit të ri, Erik ten Hag. Manchester United ka bërë një fazë para-sezonale tejet të suksesshme, por gjatë kësaj kohe kanë qarkulluar shumë video të Erik ten Hag, i cili ishte i nevrikosur dhe me shumë kërkesa për lojtarët e tij. Dalot ka thënë se të…
Sport
Diogo Dalot ka paralajmëruar një qasje të rreptë të trajnerit të ri, Erik ten Hag.
Manchester United ka bërë një fazë para-sezonale tejet të suksesshme, por gjatë kësaj kohe kanë qarkulluar shumë video të Erik ten Hag, i cili ishte i nevrikosur dhe me shumë kërkesa për lojtarët e tij.
Dalot ka thënë se të gjithë duhen mësuar me qasjen e re dhe me disiplinën nën urdhrat e Ten Hag.
“Është disiplinë. Ne duhet të jemi gati për këtë, të dëgjojmë gjëra që ndoshta s’duam t’i dëgjojmë”, ka thënë Dalot, transmeton lajmi.net.
“Ndihem sikur po fillojmë nga fillimi: trajner i ri, gjëra të reja, energji e re, lojtarë të rinj që po vinë dhe ne jemi duke parë përpara të luajmë me ta. Ne po ndërtojmë një skuadër, staf, klub, të gjithë së bashku”, ka shtuar mbrojtësi.
Manchester United ndeshjen më të mirë në parasezon e bëri ndaj Liverpool, duke fituar 4:0. /Lajmi.net/