Lacazette mungon në ndeshjen hapëse të Ligue 1 – sulmohet nga bletët

Alexandre Lacazette pritet ta humbasë ndeshjen hapëse të Ligue 1 në Francë për shkak se është sulmuar nga një tufë bletësh. E gjitha kjo ndodhi gjatë kohës së turit parasezonal, ku ai, bashkë me pjesën tjetër të ekipit gjendeshin në Holandë. Gjendja shëndetësore e francezit është stabile, por gjithsesi ka dhimbje në pjesët e thumbuara.…

Sport

22/07/2022 11:23

Alexandre Lacazette pritet ta humbasë ndeshjen hapëse të Ligue 1 në Francë për shkak se është sulmuar nga një tufë bletësh.

E gjitha kjo ndodhi gjatë kohës së turit parasezonal, ku ai, bashkë me pjesën tjetër të ekipit gjendeshin në Holandë.

Gjendja shëndetësore e francezit është stabile, por gjithsesi ka dhimbje në pjesët e thumbuara.

Lojtari u transferua te Lyoni me parametra zero, pasi i skadoi kontrata me Arsenalin. /Lajmi.net/