Limaj kritikon aktgjykimin në Hagë: A janë gjykuar individët apo pozitat e tyre në UÇK?
Fatmir Limaj, ish-komandat i UÇK-së dhe kryetari i Nismës, ka kritikuar aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke thënë se në këtë proces nuk janë gjykuar vetëm individët, por pozitat që ata kanë pasur në UÇK. Në Debat Plus, Limaj ka thënë se mënyra se si është zhvilluar procesi gjyqësor…
Lajme
Fatmir Limaj, ish-komandat i UÇK-së dhe kryetari i Nismës, ka kritikuar aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke thënë se në këtë proces nuk janë gjykuar vetëm individët, por pozitat që ata kanë pasur në UÇK.
Në Debat Plus, Limaj ka thënë se mënyra se si është zhvilluar procesi gjyqësor ka ngritur shumë pikëpyetje për drejtësinë që pritej të jepej.
“Një trup që është krijuar pa mbikëqyrje, kush është përzgjedhja e atyre njerëzve? Shumica e tyre janë gjyqtarë të EULEX-it, me shumë pikëpyetje dhe pa një mbikëqyrje. Duke parë krejt procesin si ka shkuar, kujt ne i kemi besuar me na dhënë drejtësi dhe kujt i kemi besuar historinë dhe njerëzit tanë?”, ka deklaruar Limaj.
Ai ka thënë se aktgjykimi, sipas tij, përbën një goditje të madhe për Kosovën dhe se nga ajo që ka dëgjuar e lexuar gjatë procesit, janë trajtuar pozitat që ish-krerët kanë mbajtur në UÇK.
“Fatkeqësisht, kemi dëgjuar aktgjykimin që ka ardhur, e që unë mendoj se është goditje e madhe për shtetin e Kosovës dhe njerëzit e gjykuar. Individët, pozitat e tyre që kanë mbajtur. Pra, pozitat e tyre. A janë gjykuar pozitat në UÇK? Këtë po flas. Unë po flas për atë që kam dëgjuar, që kam parë dhe që kemi lexuar në këtë përmbledhje”, është shprehur ai.
Limaj ka rikujtuar edhe premtimet që, sipas tij, ishin dhënë në kohën kur u krijua Gjykata Speciale, duke përfshirë gjykimin e pavarur, gjykimin e individëve dhe zbatimin e standardeve më të larta ndërkombëtare të drejtësisë.
Sipas tij, mënyra se si është zhvilluar procesi nuk përputhet aspak me këto pritshmëri.