Zyrtare: Juventusi ka nënshkruar mbrojtësin Andrea Cambiaso

Juventusi e ka siguruar edhe një lojtar gjatë ditës së sotme.

Sport

14/07/2022 15:27

Bëhet fjalë për Andrea Cambiaso i cili nënshkroi kontratë pesëvjeçare, transmeton lajmi.net.

Lojtari erdhi nga Genoa për shumën e 8.5 milionë eurove.

Lajmin e konfirmoi vetë klubi, përmes një njoftimi për medie.

“Zonja e Vjetër” ka qenë shumë aktive në këtë merkato, duke siguruar blerje të rëndësishme. /Lajmi.net/