Mertesacker për Pepen: Ka shumë potencial, shpresoj ta tregojë në fushë

Per Mertesacker ka folur me elozhe për sulmuesin anësor të Arsenalit, Nicolas Pepe.

Sport

13/07/2022 20:55

Sipas shtatlartit gjerman, lojtari ka shumë potencial, transmeton lajmi.net.

Ish-mbrojtësi thotë se shpreson që 27-vjeçarit t’iu jepet mundësia për ta treguar veten në sezonin e ardhshëm, transmeton lajmi.net.

“ Më besoni në tre javë sa stërvita me pjesen e skuadrës e pash se çfarë potenciali posedon Nicolas Pepe. Do të doja ta shihni këtë në fushë nga ai. Une e dua atë futbollist dhe shpresoi që klubi do i ofrojë edhe një shancë për të treguar se sa i mirë është ai”, tha Mertesacker.

Pepe është transferimi më i shtrenjtë në historinë e Arsenalit, por, të paktën deri më tani, nuk i ka arsyetuar milionat e shpenzuara për të. /Lajmi.net/