Koci kritikon protestuesit në Prishtinë: Pse po brohoritet “Albin, spiuni”?
Avokati i njohur, Arianit Koci ka kritikuar protestuesit që janë dal sonte në Prishtinë, për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës Speciale. Kocit i kanë penguar thirrjet e disa protestuesve kundër kryeministrit Albin Kurti, transmeton lajmi.net. “Pse në protestë po brohoritet “Albin, spiuni”? Mund ta kritikojmë për shumëçka. Por ta quajmë spiun është e padrejtë.”, shkroi…
Lajme
Avokati i njohur, Arianit Koci ka kritikuar protestuesit që janë dal sonte në Prishtinë, për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës Speciale.
Kocit i kanë penguar thirrjet e disa protestuesve kundër kryeministrit Albin Kurti, transmeton lajmi.net.
“Pse në protestë po brohoritet “Albin, spiuni”? Mund ta kritikojmë për shumëçka. Por ta quajmë spiun është e padrejtë.”, shkroi ndër të tjera Koci.
Postimi i plotë:
Pse në protestë po brohoritet “Albin, spiuni”?
Mund ta kritikojmë për shumëçka. Por ta quajmë spiun është e padrejtë. Sidoqoftë, sot nuk jemi këtu as për Albinin, as kundër tij. Kemi dalë për drejtësi!
Tash, më shumë se kurrë, duhet të jemi të bashkuar. Të përçarë, asnjë qëllim nuk e arrijmë!/lajmi.net/