Dzeko ka refuzuar Juventusin
Edin Dzeko raportohet të ketë refuzuar mundësinë për t’iu bashkuar skuadrës së Juventus.
Sport
Ylli boshnjak nuk do të ketë minutat maksimale tek Inter me ardhjen e Romelu Lukaku në ‘San Siro’.
Kësisoj, lojtari po lidhet me një largim të mundshëm dhe Juventusi është destinacioni më i përfolur me të.
‘Sportitalia’ megjithatë insiston se Edin Dzeko ka refuzuar ofertën për të kaluar te Juve, transmeton lajmi.net.
Lojtari thuhet të ketë komunikuar me ‘Zonjën e Vjetër’ gjatë këtij vikendi, pasi dëshiron të qëndrojë tek Inter.
Dëshira e tij është të konkurrojë për pozitën e startuesit dhe nuk i frikësohet konkurrencës me Lukaku. /Lajmi.net/