Prishtina nikoqire e ‘Red Bull FMX Jam Show’ – spektakli me Moto Cross në sheshin ‘Zahir Pajaziti’

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina do të jetë nikoqire e spektaklit me Moto-Cross, në kuadër të Red Bull FMX Jam Show.

Sport

20/06/2022 17:40

Gjiganti botëror, Red Bull sjell në Prishtinë shfaqjen akrobatike me motoçikleta kross, me ekipin FMX Forever, përcjell lajmi.net.

Ekipi është i përbërë nga lideri Jimmy Jimbo Verburgh, një atlet i brenduar i Red Bull, si dhe nga Radek Bilek i Republikës së Çekisë dhe Mick van Dijck.

Atletët në fjalë do të arrijnë në Prishtinë këtë fundjavë me tentimin për të mahnitur audiencën me akrobacionet e tyre.

Shfaqja akrobatike e ‘Red Bull FMX Jam Show’ do të mbahet në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ dhe do të zgjasë për rreth 50 minuta.

Ekipi në fjalë performon në nivel botëror dhe shtrihet në gjitha kontinentet.

Më 26/06/2022, në Prishtinë, me fillim nga ora 12:00, mund të jeni dëshmitarë të spektaklit të vërtetë në kuadër të sporteve ekstreme – ose thënë më but, akrobacioneve me moto-cross.

Vlen të përmendet se bashkëpunuese për këtë eveniment është edhe Federata e Motoçiklistëve të Kosovës.

Më poshtë lajmi.net jua përcjell disa pamje që do të mund t’i shijoni edhe në Prishtinë.  /Lajmi.net/

\