Pochettino: Po shkarkohem çdo javë, presidenti i PSG do ta zbulojë projektin shumë shpejtë

Mauricio Pochettino ka komentuar spekulimet që po lidhen me të.

Sport

07/06/2022 11:31

Që prej humbjes ndaj Real Madrid, Mauricio Pochettino vazhdon të lidhet me një largim të mundshëm nga stoli i skuadrës franceze.

Duke folur së fundmi për situatën e tij, argjentinasi ka thënë se ka edhe një vit kontratë, dhe se gjithçka do të zbulohet nga presidenti i PSG.

“Unë kam edhe një vit të mbetur kontratë me PSG, dhe ka shumë thashetheme. Çdo javë shkarkohem”, ka thënë Pochettino, transmeton lajmi.net.

“Klubi po synon të rigjej veten. Presidenti së shpejti do të shpjegojë projektin e ri, por jam i qetë”, shtoi argjentinasi.

Emra si ai i Zinedine Zidane janë përmendur si opsione për të zëvendësuar Pochettinon te PSG. /Lajmi.net/