Zidane nuk është i bindur nga projekti i PSG

Zinedine Zidane nuk ka vendosur që t’i bashkohet skuadrës së Paris Saint-Germain.

Sport

29/05/2022 16:15

Trajneri francez aktualisht është i papunë dhe tash e sa kohë lidhet me një detyrë të mundshme te parisienët, përcjell lajmi.net.

Megjithatë, sipas raportimeve të ‘Telefoot’, Zizou nuk është i bindur me projektin e PSG.

Ish-trajneri i Real Madridit është nga emrat kryesorë që përmendet si alternativë për të zëvendësuar Pochettinon.

Përkundër pakënaqësive të ikonës franceze, PSG nuk po heqin dorë dhe tentojnë ta bindin atë. /Lajmi.net/