Alves do të rinovojë kontratën me Barcelonën – qëndron deri në dhjetor, për të luajtur në Kupën e Botës

Dani Alves do të rinovojë me Barcelonën.

Sport

16/05/2022 18:00

Mbrojtësi brazilian, Dani Alves po e mbyll këtë sezon me skuadrën e Barcelonës.

Kontrata e lojtarit është valide vetëm deri në fund të këtij sezoni, por duket se është arritur një marrëveshje mes dy palëve.

Nga Spanja bëjnë të ditur se Alves do të nënshkruajë një kontratë të vlefshme deri në muajin dhjetor, përcjell lajmi.net.

Kjo kontratë do t’i shërbejë lojtarit për të marrë një ftesë nga kombëtarja e Brazilit për Kupën e Botës 2022.

Objektivi i Alves ka qenë që ta mbyllë karrierën e tij duke marrë pjesë në këtë botëror. /Lajmi.net/