Rexhaj arsyeton mos-rritjen e pensioneve: Numri i veteranëve s’është i vërtetë, këtë e dijnë të gjithë
Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj ka folur në Kuvend për rihapjen e çështjes së pensioneve të veteranëve të cilat nuk rriten me ligjin e ri që rrit pagën minimale në vend.
Lajme
Rexhaj tha se me mijëra veteranë nuk kanë qenë në luftë, shkruan lajmi.net.
Madje tha se numri aktual i veteranëve nuk është i vërtetë, dhe se sipas tij, “këtë e dijnë të gjithë”.
“Numri i veteranëve të Republikës së Kosovës nuk është i vërtetë. Dhe këtë e dijmë të gjithë këtu. Unë e di që tu e thanë këtë, ka me pas kosto, që ka me mijëra vetaranë që nuk kanë qenë në luftë, do të ma shohin për të madhe. Po nuk janë bre. Meqenëse nuk janë, në formë jo të drejtë, paguhen nga buxheti i shtetit. Ajo çka ka ndërmarr VV, e ka thanë një të vërtetë, duhet me e pa e rishiku”, tha Rexhaj. /Lajmi.net/