Policja e Kosovës punon me këpucë të shqyera
Policia e Kosovës si institucion vazhdon të jetë ndër më të besueshmit në vend. Por pavarësisht kësaj, kushtet në të cilat funksionojnë zyrtarët policorë të Kosovës janë shpesh herë mjaftë të rënda.
Lajme
Të njëjtit madje në të shumtën e rasteve kanë probleme edhe me uniformën, apo mosfurnizimin e rregullt me këpucë e veshje.
Së fundi KlanKosova ka realizuar edhe një fotografi të një police e cila po udhëtonte në transportin publik të Prishtinës, e që këpucët e saj ishin thuajse krejtësisht të shqyera.
Pjesa e prapme e këpucës shihet të jetë e hapur, pasi i janë këputur penjtë.

Policëve të Kosovës i shqyhen çizmet, i dërgojnë vetë te këpucëtari për t’i rregulluar