Shtatë lojtarët që pritet të transferohen te Barcelona gjatë merkatos së verës

Barcelona po përgatitet për një merkato jashtëzakonisht aktive gjatë verës.

Sport

10/05/2022 13:45

Xavi Hernandez ka bërë një punë të mirë duke e kthyer skuadrën në pozitën e dytë në tabelën e La Liga, por për të synuar titullin e kampionit sezonin tjetër duhet të bëjnë ndryshime.

Trajneri i ‘Blaugranave’ beson se duhet bërë intervenime në shtatë pozita dhe shtatë emra tashmë përmenden si mundësi.

Cesar Azpilicueta, Andreas Christensen dhe Marcos Alonso janë emrat që përmenden për fazën e mbrojtjes, përcjell lajmi.net.

Martin Zubimendi e Franck Kessie janë dy lojtarët që pritet të përforcojnë repartin e mesfushës. Kurse, për sulmin, Robert Lewandowski e Raphinha janë dy lojtarët që shihen si të duhurit.

Me Christensen dhe Kessie thuhet se veç është mbyllur marrëveshja, kurse për emrat e tjerë i mbetet punë skuadrës katalane. /Lajmi.net/