Forma e lartë e Nketiah – vjen interesimi nga skuadra e Premier League

Eddie Nketiah po kalon në formën e tij më të mirë të këtij sezoni.

Sport

10/05/2022 11:39

Sulmuesi i skuadrës së Arsenal ka qenë vendimtarë në ndeshjet e fundit të ‘Gunners’, duke gjetur golin në ndeshje radhazi.

Nketiah kësisoj ka tërhequr vëmendje edhe nga klubet tjera dhe mund të largohet gjatë verës nga Arsenal.

Sipas ‘Dailymail’, West Ham është skuadra që po monitoron situatën e lojtarit.

‘Çekanët’ janë gati të bëjnë hapa drejt lojtarit në momentin që ai dështon të gjejë marrëveshje rinovimi me ‘Gunners’.

Kontrata e sulmuesit anglez me Arsenal skadon në fund të këtij sezoni. /Lajmi.net/