Alves dëshiron të qëndrojë te Barcelona

Dani Alves dëshiron të qëndrojë edhe më tej te Barcelona.

Sport

06/05/2022 16:29

Mbrojtësi brazilian është transferuar te Barcelona gjatë viti 2021, si një lojtar i lirë pas shkëputjes së marrëveshjes me Sao Paulos.

Ai ka kontratë me blaugrana deri në fund të këtij sezoni, por dëshiron të qëndrojë edhe më tej në ‘Camp Nou’, transmeton lajmi.net.

Sipas lajmeve që po qarkullojnë në Spanjë, lojtari nuk ka dyshime për të vazhduar edhe më tej te Barca, por ai është në pritje të zyrtarëve të ekipit për tu përgjigjur në lidhje me rinovim.

Alves gjatë periudhës së dytë te ekipi katalanas ka 13 paraqitje ku ka shënuar një gol dhe ka dhuruar tri asistime./Lajmi.net/