Diell dhe vranësira: Parashkimi i motit për dy ditët në vijim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Lajme

07/04/2022 17:25

Tutje, në komunikatën për media të lëshuar nga IHMK, bëhet e ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale 15-22 gradë Celsius, shkruan lajmi.net.

“Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat më të theksuara parashihen në relievin malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-4 m/s”.

“Situata biometeorologjike dhe ajo agrometeorologjike paraqitet e mirë, pasi që është vërejtur një aktivitet pothuaj dinamik i elementeve dhe dukurive meteorologjike në troposferë”, thuhet në komunikatë. /Lajmi.net/