Rio Ferdinand: Emri i Benzemas duhet të gdhendet si fitues i “Topit të Artë”

Ish-lojtari e Manchester United, Rio Ferdinand, ka folur me elozhe për Karim Benzeman, pas tregolëshit të francezit ndaj Chelseas.

Sport

06/04/2022 23:44

Sipas Ferdinand, Benzema e meriton “Topin e Artë” këtë sezon dhe France Football do të duhej të ishte “në gjysmë të rrugës” së gdhendjes së emrit të francezit si fitues i këtij çmimi.

“Ata do të duhet të ishin në gjysmë të rrugës së gdhendjes së emrit të Benzemas si fitues i “Topit të Artë”, u shpreh anglezi për BT Sport, shkruan lajmi.net.

Benzema po kalon një formë fantastike me “Los Blancos”, ku ka 36 gola në po aq paraqitje.

Sulmuesi ka qenë vendimtar edhe ndaj Paris Saint Germain, ndeshje në të cilën realizoi po ashtu hattrick. /Lajmi.net/