Courtois kërkon nga tifozët e Chelsea që të mos e vërshëllejnë

Portieri belg i Real Madrid, Thibaut Courtois do të rikthehet në ‘Stamford Bridge’, por me fanellën e Real Madridit.

Sport

05/04/2022 17:17

Courtois dhe skuadra e tij përballen me Chelsea në kuadër të Champions League dhe tifozët mund të kenë disa vërshëllima për të.

Por, portieri u ka kërkuar të gjithë ‘Bluve’ që të kursehen nga këto gjëra kur ai të kthehet në ‘Stamford Bridge’.

“Shpresoj të jetë një rikthim i lumtur në ‘Stamford Bridge’. Tani jemi rivalë. Ata duan të fitojnë, njësoj sikur unë”, ka thënë Courtois, transmeton lajmi.net.

“Nuk pres duartrokitje nga tifozët. Shpresoj të mos më vërshëllejnë, por kurrë nuk i dihet”, shtoi belgu.

Chelsea dhe Real Madrid do të përballen në kuadër të çerekfinales së Champions League. /Lajmi.net/