Juventus vazhdon të bëjë plane për merkaton – Thuram në radar
Juventus tashmë janë përshëndetur me titullin e kampionit në Serie A, por ata po hartojnë planet për të qenë sa më kompetitivë gjatë sezonit tjetër.
Sport
Mesfusha është një prej reparteve ku duhet intervenuar dhe ‘Zonja e Vjetër’ tashmë duket të ketë gjetur alternativën.
Sipas raportimeve të ‘Tuttosport’, Juvenetus po monitorojnë të riun e Nice, Khephren Thuram, transmeton lajmi.net.
Gjiganti i Serie A dërgoi zyrtarët e saj për të parë nga afër djalin e Lilian Thuram, i cili në vikend ishte në aksion.
Inter po ashtu janë duke ndjekur situatën e lojtarit.
Asnjëra prej skuadrave akoma nuk ka bërë ofertë zyrtare për 21 vjeçarin, por Juventus janë më seriozisht pas tij. /Lajmi.net/