Hoxha: Haxhiu është mirë mos me taku kërkon nëpër gjykata, dihet qëndrimi i saj ndaj Thaçit e Veselit
Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha ka komentuar vizitën e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Lajme
Hoxha në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 tha se do të ishte mirë që Haxhiu të mos shkojë e ta takojë askënd nëpër gjykata, por ta lejojë gjykatën ta kryejë punën e saj.
“Zonja ministre e Drejtësisë është mirë mos me shku edhe me taku kërkon nëpër gjykata, me lon gjykatat me kry punën e vetë të lirë dhe mos me ndiku në asnjë prces, e as mos me taku bile”, tha Hoxha.
Ajo madje tha se ndër vite dihet qëndrimi i Haxhiut karshi krerëve të PDK-së, Hashim Thaçit e Kadri Veselit.
“Këtu myten t’u thonë mos u përzini në gjykata, gjyqësori është i pavarur, edhe mendoj që ministrja e Drejtësisë mund t’i kryejë punët e tjera, mund t’u a lehtësoj proceset atyre, qoftë me suportin buxhetor që e kanë zvogëluar apo çështje tjera. Hic mos me shku, s’ka nevojë.
E pse, ne e dim, nuk kam nevoj me fol për diçka që ndër vite është folur, pra dihet qëndrimi i saj karshi dy krerëve të PDK-së”, tha Hoxha.