Njësitë Speciale nisen drejt Mitrovicës pas paralajmërimeve për protesta nga serbët

Protesta të serbëve janë paralajmëruar sot në veri.

Lajme

25/03/2022 09:44

E në lidhje me këtë, Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës janë nisur drejt veriut, shkruan lajmi.net.

Video të këtyra veturave ka publikuar media lokale nga Mitrovica, “Jepi Zë”, si dhe “Rtv Dukagjini”.

Nga Policia e Kosovës ndërkaq nuk janë deklaruar ende.

Lajmi.net do t’iu mbajë të informuar lidhur me më të rejat nga ky zhvillim. /Lajmi.net/