Bayern Munich arrin fitore bindëse ndaj Union Berlin

Bayern Munich ka arritur fitore në xhiron e 27-të në Bundesligë, ndaj Union Berlin.

Sport

19/03/2022 20:19

Pas dy barazimeve në dy xhirot e fundit të Bundesligës, Bayern rikthehet me fitore 4:0 ndaj Union Berlin.

Ishte minuta e 16` e ndeshjes kur pas një harkimi të Hernandez, shënoi Kingsley Coman, për të dërguar në avantazh ekipin ‘Bavarezë’.

Në minutën e 25` Nianzou shënoi për të dyfishuar epërsinë e Bayern Munich, shkruan lajmi.net.

Kur po shkonte drejt fundit të pjesës së parë, shënoi nga penalltia ylli i skuadrës, Lewandowski për 3:0.

Pjesa e parë u mbyll me epërsi mjaft të lart të ekipit të Julian Naglesmann.

Për Bayern në pjesë të dytë u shfaq sërish Lewandowski, i cili në minutën e 47` të ndeshjes shënoi golin e katërt.

Pas kësaj fitore Bayern Munich ka 63 pikë në vendin e parë, ndërsa Union Berlin ka 38 pikë në vendin e tetë./Lajmi.net/