Carlo Ancelotti: Barcelona është përmirësuar shumë

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka folur sot për media, përpara sfidës me rivalin e tyre të përjetshëm Barcelonën.

Sport

19/03/2022 16:42

Real Madridi do të mirëpres nesër Barcelonën në ‘Santiago Bernabeu’, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 29-të në La Liga.

Përpara ndeshjes me Barcën, foli trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti i cili tregoi që Benzema nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e nesërme.

Ai gjithashtu u pyet edhe për lojë që Barcelona aktualisht po e zhvillon.

Ancleotti u përgjigj duke thënë se loja e tyre është përmirësuar, por Barcelona ka një identitet që nuk iu ndryshon asnjëherë.

“Identiteti i Barcelonës nuk ndryshon asnjëherë, stili i lojës së tyre është shumë i qartë.

Skuadra e Xavit është përmirësuar shumë dhe kanë një dinamikë të mirë”, ishin fjalët e trajnerit, transmeton lajmi.net.

Lidhur me planin e tij për ‘El Clasico’ ai tha: “Do të mundohemi të luajmë një lojë të mirë. Do të ndikojnë shumë gjëra në këtë lojë, mbrojtja, bllokimet si dhe sulmi”, vazhdoi Ancelotti.

Trajneri italian u pyet edhe nëse ai ka vendosur me kë të startojë pas mungesës së yllit të skuadrës Benzema.

Ai shprehu se ka vendosur, por do e kuptoni kur të publikojmë formacionin përpara ndeshjes.

Ndeshja ndërmjet Real Madrid dhe Barcelona zhvillohet nesër me fillim nga ora 21:00./Lajmi.net/