Real Madrid identifikon zëvendësuesin e Casemiro

Real Madrid janë vënë tash e sa kohë në kërkim të një lojtari që do të zëvendësonte Casemiron.

Sport

15/03/2022 10:46

Mesfushori brazilian po shkon drejt fundit të karrierës së tij dhe roli i tij te Real Madrid ka qenë kyç në sukseset e viteve të fundit.

‘Los Blancos’ janë duke parë alternativat dhe tashmë duket se kanë një emër në listën e dëshirave, që e konsiderojnë si të denjë për të zëvendësuar brazilianin.

Mediat spanjolle bëjnë të ditur se Aurelien Tchouameni është targeti kryesor i Real Madrid për mesfushën, përcjell lajmi.net.

Po ashtu, ‘Mbretërit’ kanë besimin se nuk do të kenë telashe për të nënshkruar me lojtarin e Monaco.

Ndonëse Carlo Ancelotti javë më parë deklarohej se Casemiro nuk mund të zëvendësohet, skuadra duket se do të provojë fatin. /Lajmi.net/