Real Madridi pa telashe ndaj Mallorcas – tri gola për tri pikët

Real Madrid ka shënuar fitore të lehtë kundër Mallorca.

Sport

14/03/2022 22:54

‘Los Blancos’ po shkojnë me hapa të sigurt drejt titullit të kampionit në La Liga, duke mposhtur tashmë edhe Mallorcan me rezultatin 0:3, shkruan lajmi.net.

Pjesa e parë e takimit u mbyll pa gola, por ‘Mbretërit’ shtuan ritmin në pjesën e dytë.

Seria e golave u hap në minutën e 55’ me Vinicius Junior.

Rezultati final u vulos me dy golat e Karim Benzema, në minutat 76’ dhe 82’, për rezultatin 0:3.

Real Madrid shkon tashmë në 66 pikë për pozitën e parë, duke u shkëputur me 10 pikë nga Sevilla. Mallorca mbetet në 26 pikë për pozitën e 16-të. /Lajmi.net/