Reece James në listën e dëshirave të Real Madrid

Mbrojtësi i krahut të djathtë te Chelsea, Reece James është në listën e dëshirave të Real Madrid.

Sport

14/03/2022 21:27

‘Los Blancos’ kanë filluar të mendojnë për një mbrojtës krahu që do të zëvendësonte Dani Carvajalin dhe tashmë ka dy emra në listën e dëshirave.

Alvaro Odriozola është një nga opsionet. Lojtari po bën paraqitje te Fiorentina dhe ‘Mbretërit’ po mendojnë për mundësinë që ta rikthejnë lojtarin në ‘Bernabeu’.

Por, sipas raportimeve nga Spanja edhe Reece James është në listën e dëshirave të Real Madrid, përcjell lajmi.net.

Liderët e La Liga po shohin opsionet për të shfrytëzuar situatën e krijuar te Chelsea, pas situatës së krijuar me Roman Abramovich.

‘Blutë’ për momentin nuk kanë të drejtë të rinovojnë kontrata të lojtarëve. James ka akoma kontratë valide, por kriza mund të ndikojë në një vendim të mundshëm të ‘Bluve’.

Mbetet të shihet nëse Real Madrid mund ta plotësojë dëshirën për transferimin e Reece. /Lajmi.net/