Casemiro, Militao dhe Mendy nëse ndëshkohen ndaj Malllorca mungojnë në ‘El Clasico’

Real Madridi sot do të luajnë ndeshjen e xhiros së 28-të në La Liga ndaj Mallorca, nëse Casemiro, Eder Militao dhe Ferland Mendy ndëshkohen me të verdhë ata mungojnë në ‘El Clasico’.

Sport

14/03/2022 08:24

Tre lojtar kyç të Real Madridit, Casemiro, Militao dhe Mendy mund ta humbasin ndeshjen ndaj Barcelonës, nëse marrin karton të verdhë gjatë përballjes së sotmen ndaj Mallorca.

Lojtarët duhet të kenë kujdes në ndeshjen e sotme të mos shkaktojnë ndërhyrje të palejuara, nëse duan të jenë pjesë e ekipit të Carlo Ancelottit në ‘El Clasico’, shkruan lajmi.net.

Casemiro dhe Mendy priten të jenë pjesë në formacionin e Realit, pasi nuk ishin në ndeshjen e fundit ndaj PSG-së, ndërsa Militaos i duhet pushim dhe me gjasë nuk do të jetë startues në këtë ndeshje.

Ndeshja zhvillohet sot, me fillim nga ora 21:00, ndërsa ‘El Clasico’ do të zhvillohet me 20 mars në orën 21:00./Lajmi.net/