Modric ende nuk ka rinovuar me Real Madridin

Mesfushori kroat, Luka Modric ende nuk ka rinovuar me Real Madridin.

Sport

12/03/2022 18:24

Për më pak se tre muaj i përfundon kontrata me Real Madridin, por Modric ende nuk e ka nënshkruar marrëveshjen për të vazhduar me ‘Los Blancos’.

Aktualisht kroati po kalon në një formë fenomenale edhe përkundër moshës 36 vjeçare, ai vazhdon të jetë startues i padiskutueshëm për Carlo Ancelottin, shkruan lajmi.net.

Ai gjithmonë ka shpreh dëshirën të vazhdojë edhe më tej me Real Madridin, por diçka konkrete nuk ka ndodhur ende.

Sipas ’Marca’, rinovimi pritet të ndodhë shumë shpejt, pasi të dy palët janë të bindur se duan të vazhdojnë edhe më tej së bashku./Lajmi.net/