Real Madridi i ‘çmendur’ përmbys PSG-në, Benzema kompleton het-trikun

Real Madrid ka bërë një përmbysje të ‘çmendur’ ndaj PSG-së në "Santiago Bernabeu".

Sport

09/03/2022 22:39

Ishte prapë qendërsulmuesi Karim Benzema që shënoi dy herë brenda dy minutave, shkruan lajmi.net.

Pas një kundëraksioni të shpejtë, Luka Modric asistoi për francezin, që shënoi nga afërsia (77′) – VIDEO.

Ndërkohë, vetëm në aksioni tjetër, Vinicius Junior asistoi për Benzema që me goditjen e parë dërgoi topin në rrjetë (78’) – VIDEO.

Rezultati i përgjithshëm është 3:2./Lajmi.net/