Real Madrid do e zyrtarizojë ofertën për Mbappe nëse humbin ndaj PSG-së

Sonte (e mërkurë) do zhvillohet ndeshja kthyese mes Real Madridit dhe PSG-së, në kuadër të raundit të 16-të në Ligën e Kampionëve.

Sport

09/03/2022 20:48

“Parisienët” kanë avantazhin pas ndeshjes së parë që e fituan me rezultat minimal 1:0, shkruan lajmi.net.

Por, në rast që Real Madrid eliminohet sonte nga Liga e Kampionëve, do e zyrtarizojnë ofertën për yllin e PSG-së, Kylian Mbappe.

“Telegraph” raporton se gjiganti spanjoll ka vendosur të zyrtarizojë ofertën për francezin në rast të eliminimit.

Ndërkohë, përballja nis në ora 21:00 dhe zhvillohet në “Santiago Bernabeu”./Lajmi.net/