Formacionet zyrtare: Real Madrid – PSG

Real Madrid është nikoqir i PSG-së, në kuadër të ndeshjes kthyese për raundin e 16-të në Ligën e Kampionëve.

Sport

09/03/2022 19:39

Pas humbjes në “Parkun e Princave”, “Los Blancos” do bëjnë çmos që të kualifikohen në fazën tjetër, shkruan lajmi.net.

Por, kjo nuk do jetë e lehtë duke marrë parasysh edhe formën e lartë të PSG-së, që ka avantazhin në këtë takim.

Formacionet zyrtare tashmë janë bërë publike.

Real Madrid (4-3-3): Courtois; Carvajal, Militao, Alaba, Nacho; Valverde, Kroos, Modric; Vinicius, Benzema, Asensio.

PSG (4-3-3): Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Kimpembe, Mendes; Verratti, Diallo, Paredes; Neymar, Messi, Mbappe.

Ndeshja nis në ora 21:00 dhe zhvillohet në “Santiago Bernabeu”./Lajmi.net/