Rrahmani në garë për çmimin e lojtarit më të mirë të muajit te Napoli

Napoli ka bërë të ditur listën me katër futbollistë që do garojnë për çmimin e lojtarit më të mirë të muajit.

Sport

09/03/2022 16:09

“Napolitanët” në muajin shkurt kishin një ecuri pozitive edhe pse u eliminuan nga Liga e Evropës, shkruan lajmi.net.

E ndër më meritorët për këto rezultate pozitive ishte kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, që shpesh herë ishte i pakalueshëm në mbrojtje.

Kësisoj, Rrahmani tani do garojë me Lobotkan, Insigne dhe Juan Jesus për çmimin e lojtarit më të mirë të muajit.

“Së bashku me Socios Italia kërkojmë që të zgjidhni lojtarin më të mirë të muajit shkurt”, ishte shkruar në mbishkrim./Lajmi.net/