Guardiola flet për Alvarez: E duam këtu, do të na bashkohet në para-sezonin tjetër
Julian Alvarez do t’i bashkohet Manchester Cityt në fazën e ardhshme para-sezonale, bën të ditur Pep Guardiola.
Sport
Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, është pyetur për Julian Alvarez, sulmuesin argjentinas me të cilin ‘Citizens’ nënshkruan gjatë merkatos së kaluar.
Lojtari vazhdon të jetë në huazim te River Plate, por Guardiola thotë se do t’i bashkohet Cityt në fazën para-sezonale.
“E duam këtu, ta kemi me ne. Ai nuhat golin, i justifikon paratë. Man City e pa atë si mundësi për të ardhmen. Në para-sezon do të jetë me ne”, ka thënë Guardiola, transmeton lajmi.net.
“Ne e duam atë. Raporti që kemi për të është i jashtëzakonshëm”, shtoi trajneri i City.
Guardiola po përgatit skuadrën e tij për ndeshjen e kthimit ndaj Sporting Lisbonës dhe në dispozicion ka vetëm 14 lojtarë. /Lajmi.net/