“Të jemi shumë, të jemi bashkë”, LKE u bën thirrje qytetarëve për protestën e sotme

Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, sonte nga ora 21:00 do të mbahet sërish protestë kundër aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Thirrjen për protestë e ka bërë organizata “Liria ka Emër”, e cila u ka bërë thirrje qytetarëve që të mblidhen në shesh në mbështetje të çlirimtarëve. “Sonte në 21:00, dalim në shesh për ata që…

Lajme

20/09/2026 13:20

Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, sonte nga ora 21:00 do të mbahet sërish protestë kundër aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Thirrjen për protestë e ka bërë organizata “Liria ka Emër”, e cila u ka bërë thirrje qytetarëve që të mblidhen në shesh në mbështetje të çlirimtarëve.

“Sonte në 21:00, dalim në shesh për ata që luftuan për ne. Për lirinë që na e lanë. Për çlirimtarët që sot kanë nevojë për zërin tonë. Mos mungo. Të jemi shumë. Të jemi bashkë”, ka shkruar LKE.