Vinicius Jr: Unë nuk jam yll krahasuar me Modric, Benzema, Kroos e Casemiro

Anësori brazilian, Vinicius Jr ka dhënë disa komente lidhur me formën e tij aktuale dhe rëndësinë e tij në klubin e Real Madrid.

Sport

09/03/2022 11:16

Vinicius konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë në La Liga, dhe rrjedhimisht në mesin e më të mirëve te Reali, por ai thotë se akoma nuk ka prekur nivelin e shokëve të skuadrës.

Karim Benzema e Luka Modric janë sipas Vinicius në një kategori më lart dhe ky akoma nuk ka prekur nivelin e tyre.

“Nuk e konsideroj veten time si një yll. Këto zhveshtore kanë shumë fitues të Champions League dhe çfarëdo titulli tjetër”, ka thënë Vinicius, transmeton lajmi.net.

“Nuk jam yll. Yje janë Marcelo, Casemiro, Luka, Nacho, Toni Kroos, Karim… unë nuk jam yll krahas tyre”, shtoi anësori brazilian.

“Jam një lojtar që po mëson aq sa mundet nga ta”, tha mes tjerash Vini.

Vinicius këtë kampanjë ka shënuar 16 gola, duke e kthyer veten në një startues të padiskutueshëm në formacionin e Carlo Ancelotti. /Lajmi.net/