Koulibaly në dyshime për rinovimin me Napoli, Barca monitoron situatën

Kalidou Koulibaly mund të largohet nga skuadra e Napoli.

Sport

08/03/2022 12:58

Mbrojtësi senegalez, Kalidou Koulibaly pritet të largohet nga skuadra e Napoli, pasi bisedimet për kontratën e re kanë ngecur.

Në gjithë këtë situatë, interesim po vjen nga skuadra e Barcelonës që kërkon të përforcojë radhët e mbrojtjes, përcjell lajmi.net.

Katalanët pritet të bëjnë lëvizje formale drejt lojtarit, sapo të konfirmohet dështimi i marrëveshjes (nëse).

Koulibaly është lojtari i dytë më i vlefshëm te Napoli, pas Victor Osimhen.

Mbetet të shihet nëse lojtari do të rinovojë me napolitanët apo do të jetë i hapur për transferim te Barca apo dikur tjetër. /Lajmi.net/