Kroos : Një lëndim i vogël – nuk di a do jem 100 për qind ndaj PSG-së

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos tha se nuk e di a do të jetë i gatshëm për ndeshjen e dytë të raundit të 1/16 në Ligën e Kampionëve ndaj Paris Saint Germain.

Sport

05/03/2022 13:01

Kroos pësoi një lëndim muskulor gjatë stërvitjes para disa ditëve dhe do të mungojë në ndeshjen që zhvillohet sonte (e shtunë) ndaj Real Sociedadit.

Së fundmi, gjermani ka folur rreth mundësisë së nëse do rikthehet për takimin ndaj “Parisienëve” dhe konfirmoi që varet nga gjendja fizike në ditët e ardhshme.

“Varet se si do të evoluoj gjatë vikendit, do ta shohim si ndihem të hënën dhe të martën, pastaj do vendosim. Do të jetë afër por nuk mund ta përjashtoj që sot”.

Ai gjithashtu uli poshtë zërat se lëndimi erdhi si pasojë e mbingarkesës, transmeton lajmi.net.

“Nuk është për shkak të shumë ndeshjeve. Vetëm shikoni javët e fundit, ka pasur kohë midis ndeshjeve. Nuk është një mbingarkesë , ishte thjeshtë një fat i keq”.

“Është një lëndim i vogël, por nuk mund të them 100 për qind se do të jem gati të mërkurën ndaj PSG-së”, deklaroi mesfushori i Real Madridit.

Kujtojmë, se në përballjen ndaj PSG-së, skuadra e Carlo Ancelottit do të jetë edhe pa dy yjet, Casemiro dhe Ferland Mendy që janë të suspenduar shkaku i kartonëve të verdhë./Lajmi.net/