Vazhdojnë problemet në mesfushën e Realit – Valverde mungon ndaj Real Sociedad

Mesfushori i Real Madridit, Fede Valverde pritet të mungojë në ndeshjen ndaj Real Sociedad.

Sport

04/03/2022 12:14

Valverde nuk ishte në seancën e fundit stërvitore e cila u zhvillua sot përpara ndeshjes ndaj Real Sociedad, për shkak të një gripi, transmeton lajmi.net.

Por, uruguaiani pritet të rikthehet në ndeshjen e rikthimit në fazën e 1/16 të Ligës së Kampionëve ndaj PSG-së.

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti do ketë mjaft probleme për repartin e mesfushës, pasi mungon Casemiro për shkak të ndëshkimit me karton të verdhë dhe Kroos që së fundmi pësoi lëndim muskulor.

Ndeshja në mes Real Madrid dhe Real Sociedad e vlefshme për xhiron e 27-të të La Ligës, zhvillohet nesër në orën 21:00./Lajmi.net/