Thibaut Courtois paralajmëron PSG-në : Bernabeu ka parë shumë rikthime

Pas fitores minimale 1:0 të parisienëve, portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois mendon se mund të arrijnë rezultate pozitive.

Sport

03/03/2022 23:52

Real Madridi u mposht me rezultat minimal 1:0, në ndeshjen e parë ndaj Paris Saint Germain, në kuadër të 1/16-ës së finales së Champions League, por gjasat për të kaluar tutje nuk kanë përfunduar.

Sipas portierit të Real Madridit, Courtois, ‘Bernabeu’ ka parë shumë rikthime të rezultateve andaj një gjë të tillë mund ta presin edhe kundër PSG.

“Bernabeu ka parë shumë rikthime”, ishin fjalët e belgut, përcjell lajmi.net.

“Sigurisht, për lojtarin që është ai, është emocion dhe ndjenjë speciale”, vazhdoi ai, i pyetur për pritjen e penalltisë ndaj Messi.

Ndeshja në mes Real Madrid dhe Paris Saint Germain luhet më nëntë mars, në orën 21:00. /Lajmi.net/