Saka: Ëndërroj të luaj në Ligën e Kampionëve
Sulmuesi Bukayo Saka ka pranuar se ëndërron të luajë në Ligën e Kampionëve pas spekulimeve për largimin e mundshëm nga Arsenal.
Sport
20-vjeçari është duke dëshmuar kualitetin në Premierligë, ku është bërë një ndër yjet kryesorë të formacionit bazë të Mikel Artetas, transmeton lajmi.net.
“Topçinjtë” nuk janë kualifikuar në Ligën e Kampionëve që nga viti 2016, kur Arsene Wenger ishte në krye, ndërsa janë duke punuar për t’ia rinovuar kontratën Sakas.
Liverpool dhe Man City gjithashtu e duan lojtarin dhe raportohet se do provojnë në verë ta bindin për një largimin nga “Emirates” nëse dështojnë të kualifikohen edhe këtë vit në Ligën e Kampionëve.
Saka për “Sky Sports” ka pranuar se ka ëndërr që të luajë në Ligën e Kampionëve.
“Mendoj se Liga e Kampionëve krijon shumë natë magjike dhe është ëndërr që të kem eksperiencë një prej nesh dhe shpresoj që të kem shumë të tillë”.
Ndërkohë, Arsenalin e pret një sfidë e vështirë ndaj Wolves./Lajmi.net/