Përpos Aubameyang, edhe Pepe mund të largohet në orët e ardhshme nga Arsenal

Një klub nga La Liga është optimist se do arrijnë marrëveshje për transferimin e yllit të Arsenalit, Nicolas Pepe.

Sport

31/01/2022 13:24

Sulmuesi i Bregut të Fildishtë nuk është në formacionin e Mikel Artetas, andaj do ishte i hapur për largimin, transmeton lajmi.net.

Sipas “90min”, Arsenal është i hapur që ta lejojë Pepen të largohet, me disa orë të mbetura para se afati kalimtar dimëror të mbyllet.

Raporti shton se klubet franceze dhe gjermane kanë shprehur interesim për sulmuesin, por destinacioni i radhës thuhet se është La Liga.

26-vjeçari ishte në kulmin e karrierës te Lille, por asnjëherë nuk gjeti formën më të mirë në fanellën e “Topçinjve”.

Emri i klubit spanjoll që është duke punuar për transferimin e Pepes ende nuk është bërë me dije./Lajmi.net/