E konfirmon Romano – e ardhmja e Aubameyang vendoset nesër

E ardhmja e qendërsulmuesit Pierre-Emerick Aubameyang do të vuloset përfundimisht nesër.

Sport

30/01/2022 20:56

Gaboni nuk është në planet e trajnerit Mikel Arteta, derisa nuk ka luajtur në ndeshjet e fundit, transmeton lajmi.net.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano përmes një postimi në Facebook ka treguar që Aubameyang dëshiron t’i bashkohet Barcelonës dhe ka pranuar zbritjen e pagës.

Përpos kësaj, Aubameyang edhe ka refuzuar ofertën e kalimit te Al Nassr, ndërsa gjithçka do vendoset nesër./Lajmi.net/