Xhaka nuk largohet nga Arsenali – nuk ka negociata me Romën

Granit Xhaka do të mbetet tek Arsenali.

Sport

29/01/2022 17:39

Mesfushori zviceran, Granit Xhaka nuk do të largohet nga skuadra e Arsenal gjatë kësaj merkatoje.

Ish kapiteni i Arsenal lidhet tash e sa kohë me një kalim të mundshëm në Serie A, por sipas Fabrizio Romano, nuk do të ketë lëvizje në ditët e fundit të merkatos.

Mourinho e përcolli lojtarin gjatë verës së kaluar dhe e pëlqen shumë, por nuk ka lëvizje konkrete, përcjell lajmi.net.

Roma nuk ka hapur negociata me lojtarin, por as me skuadrën e Arsenal, për një transferim të mundshëm.

Xhaka do ta mbyll sezonin në ‘Emirates’, nën urdhrat e Mikel Arteta. /Lajmi.net/