Një person u lëndua nga djegia e kamionit në Prishtinë, edhe tri vetura u përfshinë nga zjarri
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për djegien e një kamioni në lagjen “Dardania” të Prishtinës.
Lajme
Lajmi.net pak më parë publikoi pamje të djegies së kamionit në lagjen “Dardania” të kryeqytetit, shkruan lajmi.net.
Në lidhje me këtë rast, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se një person ka mbetur i lënduar.
Ajo ka bërë të ditur se edhe tri vetura tjera janë përfshirë nga zjarri.
“Rreth orës 13:30, është raportuar se në rrugën “Dalmatët” në Prishtinë , një kamion është përfshirë nga zjarri. Dyshohet që nga zjarri ose tymi të jenë prekur edhe tri vetura përreth kamionit. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit. Deri më tani raportohet për një person të lënduar. Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Ahmeti. /Lajmi.net