Digjet një kamion në Prishtinë

Një kamion është kapluar nga flakët gjatë ditës së sotme në Prishtinë.

Lajme

15/01/2022 13:39

Rasti ka ndodhur saktësisht në lagjen “Dardania” në kryeqytet.

Nuk dihet nëse ka të lënduar nga ngjarja, ndërsa në pamjet e dërguara nga një lexues i lajmi.net shihet kamioni duke u djegur.

Ende nuk dihet shkaqet e zjarrit, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë shumë banorë që jetojnë përreth. /Lajmi.net/