Tottenham dëshiron huazimin me obligim blerje për Traore

Tottenham është i interesuar për të transferuar sulmuesin e Wolves, Adama Traore në formë huazimi me obligim blerje për pjesën e mbetur të sezonit.

Sport

13/01/2022 13:35

25-vjeçari nuk ka kontribuar me ndonjë gol ose asistim në 21 paraqitje këtë sezon, por vazhdon të jetë i kërkuar edhe nga klubet si Barcelona dhe Liverpool, transmeton lajmi.net.

Tottenham është një ndër skuadrat e interesuara për spanjollin me trajnerin Antonio Conte që është admirues i madh i sulmuesit.

Sipas “The Telegraph”, skuadra londineze dëshiron të nënshkruajë me Traore për pjesën e mbetur të sezonit, ku do përfshihet edhe opsioni i obligimit të blerjes.

Traore ka hyrë në 18 muajt e fundit të kontratës, derisa kontrata e fundit që ka nënshkruar ishte në vitin 2018.

Një transferim i Traore, mund të hapte derën për largimin e Steven Bergwijn te Ajax në këtë afat dimëror./Lajmi.net/