Si të pastroni tiganët e djegur brenda pak minutave
Metoda e vetme që pastron dhe shkëlqen tenxheret dhe tiganët e djegur brenda pak minutash.
Lifestyle
Kuzhina është vendi më i dashur i shtëpisë, ku i gëzoheni ushqimit të mirë (sidomos kur gatuajnë dhe ju shërbejnë të tjerët) dhe bisedës së këndshme me miqtë e familjarët. Por, nuk do të thonit të njëjtën gjë kur bëhet fjalë për pastrimin e enëve, aq më tepër kur janë të djegura.
Në qoftë se kontrolloni me vëmendje dollapin ku mbani larësit dhe aksesorët e tjerë do të gjeni me patjetër edhe telat e famshëm të enëve, të fortë dhe të botë, që nuk janë aspak zgjidhje e mirë sidomos për pastrimin e enëve me veshje prej guri ose porcelani.
Kjo është e duhur për ju, për të cilën e keni aq shumë nevojë.
PËRGATITJA
Shtoni në tiganin ose tenxheren e djegur 2-3 gota ujë të nxehtë.
Shtoni sodën e bukës dhe vendosni të ziejnë fillimisht me zjarr të avashtë, më pas rrisni temeperaturën deri në vlim për 30 minuta.
Zbrazni enën dhe shtoni pak kripë e ujë.
Fërkoni fillimisht me pjesën e fortë të sfungjerit.
Nëse vini re se ka akoma njolla djegieje, shtoni sërish kripë dhe fërkoni pjesën e brendshme të enës.
Do të habiteni me rezultatin! /Lajmi.net/