Conte shumë afër të marrë drejtimin e Tottenham
Tottehnam pak qaste më parë njoftoi se ka shkarkuar trajnerin e deritashëm të klubit, Nuno Espirito Santo.
Sport
Pas shkarkimit të tij, klubi londinez tashmë është duke menduar për kandidatët e mundshëm për të zëvendësuar portugezin.
Një nga favoritët kryesorë për të marrë stolin e Spurs është tekniku italian, Antonio Conte.
Siç raporton gazetari i mirënjohur italian, Fabrizio Romano, Tottenham tani po përpiqet të bindë Antonio Conten si trajner i ri për të zëvendësuar Nunon pasi ai ka qenë gjithmonë në krye të listës që nga qershori por që nuk kishte asnjë marrëveshje me bordin e Spurs.
Tottenham are now pushing to convince Antonio Conte as new manager to replace Nuno. He’s always been top of the list since June where there was no agreement with Spurs board. ⚪️ #THFC
Tottenham director Paratici is working to find an agreement with Conte as priority. pic.twitter.com/PSDrbh754b
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) November 1, 2021
Romano gjithashtu thekson se bordi i Tottenham ndjehet ‘më shumë se i sigurt’ për të bindur Antonio Conten dhe për ta emëruar atë si menaxher të ri për të zëvendësuar Nuno dhe se bisedimet po përparojnë tani me kampin e Contes.
Sipas Romanos, Conte po kërkon një plan të rëndësishëm për dritaren e ardhshme të transferimeve dhe kontratën afatgjatë.
Tottenham board feeling ‘more than confident’ to convince Antonio Conte and appoint him as new manager to replace Nuno. Talks progressing right now with Conte’s camp. ⚪️?? #THFC
He’s asking an important plan for next transfers window and long-term contract. Paratici is on it.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) November 1, 2021
Orët e ardhshme mund të jenë deçizive për fatin e teknikut italian por duket se një dakordim do të mund të arrihet mes dy palëve. /Lajmi.net