Si ta eliminoni grisjen e shpeshtë të getave, një truk i thjeshtë

Do dalin nga kjo provë e vështirë edhe më rezistente.

Lifestyle

19/10/2021 11:56

Koha e getave ka filluar. Në vjeshtë e dimër, më shumë sesa kurdo, përdoren geta. Sidomos nëse ju pëlqejnë fustanet ose jeni në një farë mënyre të detyruara t’i vishni.

Po a e keni menduar ndonjëherë sa palë ndërroni për shkak të vrimave të padëshiruara që krijohen sapo materiali i tyre i hollë ngec diku.

Nuk është vetëm shqetësimi për të zgjidhur situatën e pakëndshme, por edhe detyrimi për të blerë sërish një palë të tjera.

Por ka një mënyrë që i forcon shumë getat. Futini ato në ujë kur i nxirrni nga ambalazhi dhe pastaj vendosini në ngrirje.

Do dalin nga kjo provë e vështirë edhe më rezistente. /Lajmi.net/